KOSOVE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, njoftoi të enjten fansat e saj se mori vaksinën kundër koronavirusit. Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte momentin pas vaksinimit.

E pyetur nga fansa të shumtë në rrjetet sociale për llojin e vaksinës së marrë dhe efektet anësore të mundshme, Era u dha një përgjigje.

Ajo publikoi një fotografi tërheqëse me bikini të realizuar në sauna, teksa në mbishkrimin e saj bëri të ditur se ndiehet normalisht edhe pas marrjes së vaksinës.

“Ndihem normal pas marrjes së vaksinës së Covidit, për ata që pyesin, ishte Pfizer. Ju uroj të gjithëve shëndet”, ka shkruar Era.

Ndërkohë, miku i saj stilisti Valdrin Sahiti, bëri të ditur në të njëjtën ditë se me të marrë vaksinën ishte përballur me disa simptoma si: ethe, temperaturë dhe lodhje.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: