Si thuajse çdo të enjte, deputetët shqiptarë i janë drejtuar Kuvendit, për të mbajtur seancën e radhës. Por, sot, ata janë përballur jo vetëm me pyetjet ngacmuese të gazetarëve, por edhe me një mot të keq, të shoqëruar me reshje shiu dhe erë.

Në fotot e publikuara nga LSA, shihet se si deputetët tentojnë të shmangin erën, që e kishte kapur keq me flokët e tyre duke iu prishur krehjet. Zhvillime interesante ka pasur edhe në sallë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është fiksuar nga fotografët duke lëvizur nga karrigia e tij, e duke iu afruar kolegeve ministre. Në këtë bisedë, nuk kanë munguar as të qeshurat.

Në këtë seancë mungojnë kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ndoshta kjo mungesë e tyre, është justifikuar me faktin që për vizitë në Tiranë ka ardhur i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin, Grabiel Escobar.

Ky i fundit aktualisht ndodhet në selinë blu, në një takim me Bashën dhe në orën 17:00 pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb