Era Rusi rrëfeu marrëdhënien e ngushtë që ka me familjarët e saj. Ajo tregoi se ka një motër 4 vjet më e madhe, e cila e ka bërë Erën teze të dy mbesave që i do shumë. Mbesa e madhe Lura dërgoi një videomesazh për tezen e saj, e cila u emocionua dhe rrëfeu se bashkë janë shumë të lidhura dhe kalojnë shumë kohë.
Këngëtarja tregoi se një mbështetje e madhe për të ka qenë nëna e saj. Ajo zbuloi se motivi kryesor që u kthye në Shqipëri ka qenë familja e saj.

Era mori një mesazh edhe nga e ëma e cila ka preferuar të mos dalë nëpër ekrane televizive. Kjo bëri që këngëtarja të habitej dhe të emocionohej pafund. Teksa e ëma jepte mesazhin për të bijën, Era e kishte të pamundur të përmbante lotët nga fjalët prekëse dhe të ndjera që ajo kishte për të. “Ti je vlerë e shtuar e familjes sonë, jemi shumë krenarë për arritjet e tua. Uroj që mbi të gjitha të mbetesh Era fisnike që je, sepse fama është e përkohshme, ndërsa emri i mirë i përjetshëm”, tha ajo ndër të tjera.

Këngëtarja u ndal te fama pas videomesazhit të së ëmës dhe tha se është shumë e rëndësishme të jesh njeri i mirë, dhe shtoi se është zhgënjyer nga kolegë apo miq por nuk preferon të flasë për ta.
Këngëtarja foli edhe për marrëdhënien që ka babanë dhe tha se ai është një nga kritikët e saj më të rreptë, nuk i pëlqen kur ajo për t’u përshtatur me tregun bën ndonjë devijim të vogël në muzikë. Ajo zbuloi se “Çupëlina” kënga e preferuar e babait të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb