Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla ka lëshuar akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë dhe atë përgjegjës për masakrën e Srebrenicës.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se Berisha për disa vite ka furnizuar makineritë e luftës me karburant, gjë që sipas tij e konfirmojnë edhe raportet amerikane.

“Të nderuar kolegë dhe kolege, Kuvendi i Shqipërisë, Shqipëria, e ka dënuar, e dënon dhe do e dënojë përjetësisht gjenocidin e Srebrenicës, ose tragjedinë e Bosnjës dhe ka mbështetur të gjitha dënimet shembullore të gjykatë së Hagës përkundrejt të gjithë urdhëruesve të kësaj tragjedie. 8 mijë boshnjakë myslimanë kanë humbur jetën. Ia thash dhe zotit Shehu, kam pasur mundësinë që të vizojë memorialin, dhe besoj se në 11 korrik, biem dakord, që të kemi një seancë të Kuvendit të Shqipërisë për të përkujtuar këtë masakër dhe të mbajmë një minutë heshtje në përkujtim të kësaj masakre. Kur ka ndodhur masakra? në 11 korrik të 1995. Ia thash dhe zotit Shehu, se me këtë përfaqësuesin e botës së përtejme që foli këtu thjesht dhe gjetëm kjo që sapo dëgjuat, e shumë fjalime të tjera, duken si turpërime dhe në fakt, është e pakuptueshme që një njeri që është i vetmi në këtë sallë, edhe ndoshta pak me Tritan Shehun, që kanë përgjegjësi direkte të turpit që ka marrë Shqipëria asokohe. Erdhe si cjapi te kasapi. Kisha kohë që prisja të ti thoja dy fjalë për këtë çështje. Gabim që kemi bërë që si kemi hapur më parë këto peta byreku me ty. Gjenocidi serb, nga ushtria jugosllave është ushqyer me naftën prej teje. Kjo çështje nuk mbyllet sot. Në 25 prill të 1995, pra rreth 3 muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedie, gazeta New York Times publikon një raport, ku thuhet; Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnjë.”, tha Balla.

Balla mes të tjerash paralajmëroi Berishës se pas 4 vitesh nuk do të jetë më deputet në këtë sallë.

“Ia thash dje kryetarit që kishe lënë ti, Tritan Shehut që ne mund të biem dakord që të bëjmë rezolutë për këtë çështje, por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tendë. Katër vite sa të jesh këtu ti nuk merr asnjë firmë, katër vite nuk do jesh por nejse. Merrni lexoni librin e ish-presidentit ë malit të Zi, sepse zotëria ka bërë të gjithë furnizimin me naftë të ushtrisë serbe. Thuhet se kemi pasur marrëveshje të heshtur me presidentin e asaj kohë Sali Berishën për të shtrirë tubat në Shkodër, për të çuar naftën në Mal të Zi. Ndjen përgjegjësi që ti ke thyer embargo të SHBA me marrëveshje, është provë Algor e ka shkruar në raport. Ndaj është habia e madhe çne Amerika është kujtuar për Saliun se Saliu është burri i mirë. Unë se kuptoj se ku e gjen t’i…se njeriu ka njëfarë keqardhje, kanë vdekur 8 mijë veta atje dhe t’i ke përgjegjësi direkte, kanë furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Po të mos e kishe furnizuar ti ndoshta nuk do të kishte ndodhur kjo tragjedia. Ne e dënojmë gjenocidin në Srebrenicë, por jo të lëmë që iniciativën për të bërë rezolutë për këtë ta marrësh ti. Vetëm me drejtësinë nuk i ka mbyllur hesapet. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet rihapur. 5 vite ka furnizuar makinerinë serbe, duhet të vinin socialistë në pushtet në ’97 për të ndërprerë naftën kontrabandë. Ne i bashkohemi 11 korrikut që Kuvendi të zhvillojë një seancë ku të kemi edhe përfaqësues të qeverisë dhe të përafrojmë qëndrimin tonë. Zotëria ka qenë president i asaj kohe dhe ky u kujtua pas 20 vite. Sa i përket luftës në Kosovë t’i mbetesh tradhtari më i madh”, pohoi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: