TIRANË- Muaji Janar i Vitit të Ri 2018-të ka nisur me vrull. Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” në News 24 ka mbledhur momentet më pikante nga aktivitetet politike por jo vetëm.

Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e kemi parë që në 1 janar pranë bebeve të para të 2018-ës, ku nuk i ka kursyer edhe batutat me stafin.

Pak ditë pas saj i pari i qeverisë Edi Rama është parë në familjen e Damianës, duke mbajtur kështu premtimin për fishat e diabetit.

Kësaj jave të parë i është shtuar edhe heqja e mandatit të dy deputetëve, Gledjon Rehovicës e Aqif Rakipit të prekur nga ligji i Dekriminalizimit, por edhe një aktivitet me rëndësi siç ishte 27-vjetori i themelimit të Rilindjes Demokratike.

Aktiv gjatë kësaj jave është parë edhe Presidenti Meta, i cili është pritur me nderime në Bashkinë e Pustecit, aty ku edhe ka bërë premtime për ruajtjen e identitetit të minoritetit maqedonas.

Gjatë vizitës së tij ka mbizotëruar një mot i kthjellët dhe kjo ka bërë që nënkryetari i Bashkisë së Pustecit, Andon Jani të përdorë edhe batuta: “Erdhe ti na u hap dhe koha”, dëgjohet të thotë ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb