Me fundin e sezonit që afrohet, sfumohen edhe shpresat që Zlatan Ibrahimovic të qëndrojë te Milani. Në daljet e fundit mediatike, sulmuesi suedez la të kuptohet se do aventura e tij kuqezi do të përfundojë me këtë kampionat. Të sigurta për këtë duken të përditëshmet italine, që kanë si fakt të fortë takimin e munguar mes Ibra dhe drejtuesëve të klubit, mbi të gjithë Ivan Gazidis.

Zlatan Ibrahimovic
Zlatan Ibrahimovic

Sipas mediave përtej Adriatikut, nëse “Djalli” do të kishte ndërmend të bindte futbollistin, atëherë palët duhet të ishin ulur prej javës në tavolinën e bisedimeve për rinovimin e kontratës. Një tjetër konfirmim për këtë vjen nga vetë klubi. Me anë të një njoftimi, Milan bën të ditur se ka blerë përfundimisht kartonin e Simon Kjaer.

Kjaer Mg1 6947 Min
Kjaer Mg1 6947 Min

Mbrojtësi danez u bashkua me kuqezinjtë në merkaton e dimrit, ashtu si Ibrahimovic. Të dy ndihmuan në shpëtimin e sezonit, por vetëm Kjaer do të qëndrojë me siguri edhe për dy vite të tjerë, ashtu siç parashikohet në kontratën e re. Jo vetëm kaq, pasi largimin e Zlatan e konfirmojnë edhe lëvizjet e klubit në merkato. Me pëlqimin e Ralf Rangnick, Milan këkon të transferojë nga Leipzig, Patrick Schick. Sulmuesi çek është në krye të listës, por ditët e fundit, “Djalli” po tenton të joshë edhe Milik të Napolit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb