DURRËS 

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ku po mban fushatë elektorale tha se opozita po dëmton imazhin e Shqipërisë.

Rama theksoi se kjo opozitë nuk do integrimin e vendit. Ai nënvizoi se është një turp që në protestë shkojnë djem me maska në fytyrë.

Ata duan që të vrasin të ardhmen e Shqipërisë. Dalin në protestë atje në 1 kilometër katror. Dalin dhe bëjnë djegie kazanësh. Këto skena i tregojnë Europës imazhin sikur është ngritur populli kundër një qeverie kriminelësh. Miqtë dhe partnerët luhaten.

Këta nuk durohen. I keni parë gjithë bota e pa protestën tonë. Cilën protestë? Erdhën ca të rinj me maska për të sulmuar.  Ata e kanë problem hapjen e negociatave, sepse nuk e  duan integrimin e vendit. Duan të nxijnë Shqipërinë në sytë e Europës. Ta që thonë ata nuk e thonë për Shqipërinë armiqtë më të egër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se nuk ka asnjë situatë alarmante në vend, por vetëm këmbana që i tund opozita.

“Del Ilir Meta dhe thotë që do të anuloj zgjedhjet. Po atë që bën namin e ke në shtëpi. Do anulosh zgjedhjet për çfarë? Kush do bëjë namin, Luli? Po Lulit një fishkëllimë t\i bëjë Saliu, Lul në shtëpi dhe shkon. Të mos blihet më kafe turke deri më 30 qershor.

Deri më këtë datë vetëm çaj dhe pije. Më e keqja është se për këtë nam shkojnë njerëz në burg. I mori, i hodhi në zjarr, i futi në burg dhe për vete lau duart. Ne nuk jemi njerëz të rënë ngq qielli. Kemi punuar, por kemi edhe gabime se jemi njerëz. Kjo nuk mjafton që të bëhet nami. Dil në fushë dhe na mund me votë. Se zgjedhjet do bëhen me datë 30 nuk diskutohet”, deklaroi Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: