TIRANË

Mirjan Dedja Asllani, i shoqëruar disa herë në polici për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Everest Cakës në Elbasan, tha në një intervistë për Neës24, se kishte patur njohje edhe me kushëririn e të ndjerit, Arjan Spahiu, i vrarë në nëntor të vitit të kaluar me 8 plumba në Belgjikë.

Ai thotë se e ka patur shok Arjan, ndërsa kontakti i fundit me të ka qenë para tri vitesh. Mirjan Dedja rrëfen bisedën e personit me të cilin udhëtonte në makinë, Arjan Spahiu, ditën kur u qëllua për vdekje.

A njihnit ju Arjanin e vogël, Arjan Spahiun?

E njoh, e kam pas shok shkolle paralel. E kam pas shumë shokë.

Kishit kontakte me të?

Para 3 vitesh kam pas kontakt për herë të fundit. Me shokun e ngushtë të Arjanit kam pas gjithmonë kontakte.

Keni idenë çfarë ka ndodhur?

S’e kam idenë fare. Kam takuar Florianin që ka qenë në makinë me Arjanin dhe shpjegoi situatën sesi kishte ndodhur ngjarja.

Personi që ka qenë me të në automjet kur Arjani u qëllua në Molembeek…?

Ai më tha ‘erdhi dikush me pistoletë ose tomson, e na qëlloi direkt drejt’. Mua nuk më qëlluan më lanë. Arjanin e ekzekutuan në moment.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb