Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se tanimë, fëmijët mund të regjistron në shkolla përmes portalit qeveritar e-Albania.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se ky hap, shmang radhët e gjata në dyert e institucioneve arsimore dhe e kryen të gjithë procesin e regjistrimit në vetëm 1 minutë. Gjithashtu, kryeministri ka ilustruar në postim, një video, ku shpjegohen të gjitha hapat që duhet ndjekur.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë
***regjistrimi kryhet fare lehtë, online në e-Albania https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…, në vetëm 1 minutë
Ndiqni hapat e thjeshtë si në videon e mëposhtme

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb