Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një intervistë në Vlorë për gazetarin Sokol Balla të ‘’Real Story’’ në Neës24, ka thënë se pas Bjellorusisë dhe Ukrainës, në mes të korrikut priten dhe chartera-t nga Polonia.

Klosi thotë se fundi i korrikut dhe gushti do të jenë të Vlorës i cili është një destinacion i preferuar i italianëve. Ai shpreson që do të ndodhë kështu me rënien e rasteve, normalizimin e situatës dhe tashmë edhe me rihapjen e transportit publik.

Ministri shprehet i bindur se Vlora ka një nga Lungomaret më të bukura në Mesdhe dhe se do të shndërrohet në perlën e turizmit shqiptar.

 

”Një gjë e mirë që ka ndodhur nga kjo e keqe është që është folur kaq shumë për turizmin. Po të shohësh këtë Lungomare, është kaq mirë dhe është kontribut për turizmin shqiptar.

Mbase tani ka ardhur koha, pasi ishte e pamundur që njerëzit e shtresës së mesme të gjenin për shembull prenotime. Kemi plazhe të mira, hotele të mira, dhe Vlora është defiçitare sa i përket kësaj. Kemi pak shtretër që uzurpohen shumë shpejt gjatë fundjavës.

Fillimi i aeroportit dhe dy Bypass-eve do e ridimensionojnë turizmin e Vlorës, do të shtohen akomodimet. Dhe Vlora është në fillimet e akomodimeve.

Vjet në këtë kohë Vlora ishte supër plot, këtë vit do ishte mrekulleshëm. Shpresoj që vitin tjetër të jetë mirë. Vlora ka një nga Lungomaret më të bukura në Mesdhe, dhe duhet të shndërrohet në perlën e turizmit shqiptar.

Kemi bërë një menaxhim të plazheve që janë pasuri kombëtare, dhe nuk janë pronë e atyre që e zënë. Për herë të parë kemi sistem transparence kush mund ta shfrytëzojë plazhin. Sivjet kemi hapësira të dedikuara që nuk duan të paguajnë çadra ap shezllonë. Duan të bëjnë plazh me mënyrën si duan ata.

Kemi realizuar sistemin me e-Albania, dhe me gjithë problematikat që ka, plazhet janë të lira, dhe e dyta hotelet të merren me akomodimet dhe plazhet mos përdoren për biznes. Besojmë se këtë vit, edhe duke pasur parasysh higjienën, ruajtjen e jetës së plazheve. Në mesin e këtij muaji pritet të fillojnë charterat Polonia. Fundi i korrikut dhe gushti do jetë për Vlorën. Italianët gjithashtu e kanë destinacion Vlorën.”- tha Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb