Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i lirë dhe mund të firmosë në ditët e ardhshme në çdo ekip që dëshiron.

Me përfundimin e sezonit, marrëveshja që sulmuesi kishte me Kukësin skadonte në momentin që ekipi nuk merrte pjesë në Kupat e Europës.

Kësisoj, tashmë Shkurtaj është në pritje të ofertave për të vendosur të ardhmen e tij.

“Panorama Sport” mëson se sulmuesi nuk ka marrë ende një ofertë nga Kukësi për të rinovuar marrëveshjet.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet në javët e ardhshme.

Me ardhjen e Skënder Gegës, vlonjatit i shtohen kreditet për të rinovuar, por jo çdo gjë është në dorë të klubit, pasi duhet rinegociuar për anën financiare.

Shkurtaj pësoi një dëmtim dhe kjo e penalizoi shumë në sezonin e fundit./Pnaorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb