POGRADEC

Shefi i pediatrisë në spitalin e Pogradecit, Behxhet Lickollari ka folur për gjendjen e vajzës 9-vjeçare e cila u gjet pranë nënës që kishte humbur jetën prej ditësh. Mjeku tha se vajza erdhi në gjendje të rënduar, e paushqyer dhe e dehidratuar por tani është në gjendje të stabilizuar.

“Fëmija erdhi në gjendje jo të mirë shëndetësore, e pangrënë e zbehtë dhe dehidratuar. Është rehidratuar, ushqyer, i janë marre ekzaminimet laboratorike dhe specifike, ndërkohë që i janë siguruar dhe veshmbathje. Shërbimi i pediatrisë është në kontakt me shërbimin social për plotësimin dhe ekzaminimet e nevojshme për rastin në fjalë. Momentalisht gjendja e vajzës është e mirë, e stabilizuar. Vajza e vogël ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve”, tha mjeku.

Sipas burimeve, mendohet se vajza 9-vjecare me aftësi të kufizuara, kishte më shumë se 2 ditë pa ngrënë, pa pirë ujë dhe për shkak të gjendjes së saj fizike. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja ka ardhur duke u përmirësuar madje, vajza ka filluar të reagojë. Deri më tani për vogëlushen nuk është treguar asnjë interes nga familjarët e nënës së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: