Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar, ka deklaruar se situata sot në vend është katastrofale.

Ai shtoi se të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu, referuar kryeministri Rama, i cili sipas tij bën gjithçka siç do që nga drejteësia, policia madje edhe ERE.

“Sot gjendja në vend nuk është alarmante por katastrofale.
Një shpërbërje e shpejtë e qenies sonë. Rrënim dhe rrokullisje. Liria është e drejta e njeriut për vetëdisiplinë.
Kjo që bën kjo qeveri duke abuzuar me lirinë, duke asgjësuar ligje, Kushtetutë e çdo gjë tjetër, shumë vështirë një diktator do i bënte me kaq shpejtësi. Në Shqipëri sot Kushtetuta është vetëm një letër pa vlerë.

Sot noterë, gjykatës, president, kryeministër, drejtor policie, kryetari i ERE-s i kryen një njeri siç do e çdo bën, pa ligj e Kushtetutë.
Të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e tij. një njeri i përfolur mijëra herë për probleme të rënda psiqike.
Të bëhet njeriu gjenerator negativiteti, është e vështirë të imagjinohet. Erdhi në politikë nga kultura dhe është armik i egër i kulturës së këtij vendi. Po shkatërron institucione, trashëgimi”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: