TIRANE- Forcat ushtarake turke, të dislokuara në veri të Irakut, kanë zmbrapsur mbrëmjen e djeshme një sulm tjetër të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) kundër kampit në Bachiqa, duke vrarë 18 xhihadistë, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Tetëmbëdhjetë anëtarë të organizatës terroriste të ISIS-it, që kërkonin të depërtonin në kampin e Bachiqas, pranë Mosulit, u eliminuan”, deklaroi Erdogan, i pyetur nga gazetarët.

Kreu i shtetit konfirmoi se asnjë ushtar turk nuk ishte vrarë ose plagosur.

“Ushtarët tanë në këtë njësi janë të përgatitur ndaj çdo lloj sulmi të mundshëm”, shtoi presidenti turk.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb