Deri më tani, 54,000 tenda, 102,000 shtretër dhe sende të tjera thelbësore janë dërguar në provincën Kahramanmaras, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Rreth 1,000 ambulanca, 241 ekipe AFAD (Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave) dhe 5,000 personel mjekësor janë vendosur në rajon, tha udhëheqësi turk.

“Ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha jo vetëm në historinë e republikës sonë, por edhe në rajonin tonë dhe në botë,” tha ai.

Sipas Erdogan, 100 miliardë lira burime janë ndarë për ndihmë dhe mbështetje emergjente.

“Aktualisht, 53,317 shpëtimtarë dhe personel mbështetës po punojnë në zonën e fatkeqësisë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb