TURQI

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar aleatët e NATO-n për përkrahjen e terroristëve me mijëra kamionë me armë duke injoruar kërkesën e Turqisë për të blerë armë.

“Çfarë lloj aleance është kjo”, tha Erdogan.

“Ju iu dhatë terroristëve rreth 23 mijë kamionë me armë në Irak, por kur ne ua kërkuam, ju nuk kishit më për të shitur. Ne kemi një kufi prej 911 kilometra kufi me Sirinë. Ne jemi nën kërcënim në çdo moment”, u shpreh Erdogan.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb