Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka anuluar aktivitetet parazgjedhore të planifikuara për ditwn e sotme për arsye shëndetësore, pasi kabineti i tij konfirmoi se intervista live u ndërpre për një kohë të shkurtër për shkak të problemeve me stomakun e kreut të shtetit.

“Sot do të pushoj në shtëpi, sipas këshillës së mjekut”, ka shkruar Erdogan në Twitter.

Intervista e presidentit turk, e cila u transmetua drejtpërdrejt në televizion të martën, u ndërpre për një kohë të shkurtër për shkak të problemeve me
stomakun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb