TURQI

Erdogan është betuar si president i Turqisë. Kështu pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve me 28 maj, ai do të qëndrojë në pushtet edhe 5 vite të tjera. Pas 20 vitesh në pushtet, Erdogan ka siguruar edhe 5 vite të tjera në krye të Turqisë.

“Unë, si president, betohem për nderin dhe integritetin tim përpara kombit dhe historisë së madhe turke për të mbrojtur ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit, t’i përmbahem kushtetutës, shtetit të së drejtës, demokracisë, parimeve dhe reformave të Ataturkut, dhe parimet e republikës laike,”tha Erdogan.

Në ceremoninë e betimit të Erdogan në Asamblenë e Madhe Kombëtare janë të pranishëm 21 krerë shtetesh dhe 13 kryeministra, ish-presidentë, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Presidenti turk, mori urdhrin nga kryetari i përkohshëm i Parlamentit Devlet Bakhceli. Pas ceremonisë, Erdogan do të vizitojë Anitkabirin dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit në Kompleksin Presidencial në orën 17:00.

Anëtarët e kabinetit të ri janë si në vijim:

Ministër i Drejtësisë: Yılmaz Tunç

Ministre e Familjes dhe Shërbimeve Sociale: Mahinur Özdemir Göktaş

Ministër i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Vedat Işıkhan

Ministër i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike: Mehmet Özhaseki

Ministër i Jashtëm: Hakan Fidan

Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Alparslan Bayraktar

Ministër i Rinisë dhe Sporteve: Osman Aşkın Bak

Ministër i Thesarit dhe Financave: Mehmet Şimşek

Ministër i Brendshëm: Ali Yerlikaya

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Nuri Ersoy

Ministër i Arsimit Kombëtar: Yusuf Tekin

Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Yaşar Güler

Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca

Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mehmet Fatih Kacır

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Ibrahim Yumaklı

Ministër i Tregtisë: Ömer Bolat

Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Abdulkadir Uraloğlu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: