TURQI- Në fjalimin e mbajtur gjatë samitit të parë të liderëve fetarë myslimanë të vendeve aziatiko-pacifike, që po zhvillohet në Stamboll, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se bota islame duhej të ishte vetëkritike, pasi ajo ishte e përfshirë në konflikte.

“Ky takim i liderëve fetarë të rajonit ku jetojnë 1.2 miliardë myslimanë, duhet të jetë nxitje për ndërtimin e urave të reja të miqësisë, bashkëpunimit dhe tolerancës”, theksoi ai.

“Në themel të shumë problemeve me të cilat sot ballafaqohet bota islame, qëndron mungesa e konsultimit, braktisja e kulturës së shkëmbimit të qëndrimeve dhe dialogut. Ky në fakt është shkaku kryesor, për shkak të cilit neve sot na mungon kujdesi në bashkësi. Tani nuk mund të flasim për unitetin e botës islame, ai është copëtuar. Jam i bindur se tubimet të tilla të liderëve fetarë janë jashtëzakonisht të rëndësishme në vendosjen e sërishme të unitetit të shoqërisë islame”, tha Erdogan.

Duke theksuar krizën në vendet myslimane të rajonit, ku myslimanët vrasin vëllezërit e tyre në fe, Erdogan përmendi shembullin e Sirisë dhe tha se edhe presidenti i këtij vendi deklarohet si mysliman, ndërkohë që terrori i tij shtetëror ka vrarë mizorisht 366 000 “vëllezër” të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: