ANKARA- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se dënimi me vdekje i dhënë kundër ish-presidentit egjiptian Muhamed Morsi është një masakrim i drejtësisë, i së drejtës dhe i lirive themelore të njeriut.

”Ky proces… është një nga treguesit më të qartë ku qeveria e grushtit të shtetit, që ka vrarë mijëra njerëz të pafajshëm dhe ka burgosur dhjetëra mijëra të tjerë padrejtësisht, ka përdhosur drejtësinë”, deklaroi Erdogan.

Në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit e presidencës turke theksohet se presidenti i zgjedhur i Egjiptit, Muhamed Morsi u largua me grusht shteti ushtarak nga detyra dhe u burgos padrejtësisht si dhe u privua nga të drejtat dhe liritë themelore.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë, që të tërhiqen mbrapsht vendimet me vdekje të dhëna me udhëzime të qeverisë së grushtit të shtetit. Është e një rëndësie të madhe përpjekja për të siguruar prishjen e këtyre vendimeve të cila janë dhënë jo në zbatim të plotë me gjykimin e drejtë në Egjipt dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, thuhet në njoftimin e presidencës turke.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: