TURQI

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dënoi tentativën për grusht shteti në Venezuelë, duke thënë se e gjithë bota duhet të respektojë zgjedhjen demokratike të popullit në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ata që përpiqen të emërojnë guvernator post-modern kolonial në Venezuelë, ku populli është sovran dhe presidenti ka ardhur në detyrë përmes zgjedhjeve, duhet të dinë se vetëm zgjedhjet demokratike përcaktojnë se si qeveriset një vend”, tha Erdoğan në një postim në Twitter.

“Në demokraci, e rëndësishme është kutia e votimit. Si një vend që kemi lufutar kundër puçeve dhe që kemi përjetuar pasojat negative të saj, dënojmë tentativën për grusht shteti në Venezuelë”, theksoi presidenti i Turqisë.

Sipas tij, e gjithë bota duhet të respektojë zgjedhjen demokratike të popullit të Venezuelës.

Komentet e presidentit Erdoğan erdhën në vazhdën e tensioneve në Venezuelë pas raportimeve për një përpjekje për grusht shteti kundër presidentit Nicolas Maduro.

Më herët, kreu i opozitës Juan Guaido publikoi ​​një video në Twitter në të cilën ai gjendej pranë një grupi ushtarësh, duke bërë thirrje për kryengritje për t’i dhënë fund “uzurpimit” të presidentit Maduro.

Maduro, nga ana tjetër, u bëri thirrje qytetarëve të dalin në rrugë “për të mbrojtur atdheun dhe rendin kushtetues”.

Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari, kur Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb