TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), që shtoi se Erdogan ka shprehur shqetësimin lidhur me një projektligj për ngjarjet e vitit 1915 mes Turqisë dhe Armenisë, që do të votohet nesër në Bundestag.

”Erdogan theksoi se është mjaft e rëndësishme që Gjermania të tregojë një qasje të matur në lidhje me projektligjin në fjalë”.

Ndër të tjera mësohet se në bisedën telefonike mes Erdoganit dhe Merkelit është vënë në dukje rëndësia e vazhdimit të bisedimeve mes institucioneve për marrëveshjen e rikthimit dhe të liberalizimit të vizave.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb