Presienti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Keshillit Evropian, Charles Michel.

Gjatë bisedës telefonike janë diskutuar çështjet rajonale, në krye me zhvillimet në Mesdheun Lindor, njoftoi Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Erdoğan i ka thënë zyrtarit të lartë evropian se Turqia është në favor të një formule e cila do t’i mbronte të drejtat e të gjitha vendeve në Mesdheun Lindor dhe nga e cila do të përfitonin të gjithë, duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë t’i mbrojë të drejtat e tij kundër iniciativave për ta shpërfillur atë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb