Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar për refugjatët të planifikuar për 16-17 dhjetor në Gjenevë, njoftoi presidenca turke.

Forumi Global i Refugjatëve nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) shërben si platforma kryesore ku zyrtarët e shteteve monitorojnë iniciativën globale të OKB-së për refugjatët të themeluar në vitin 2018.

Erdoğan, i cili është i ftuar nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi, do të bashkëkryesojë ngjarjen së bashku me zyrtarë të tjerë shtetërorë nga Kosta Rika, Pakistani, Etiopia dhe Gjermania.

Organizatat ndërkombëtare, sektori privat, OJQ-të dhe refugjatët do të marrin pjesë në këtë ngjarje, ku vendet relevante do të japin deklarata dhe informojnë të tjerët për situatën me të cilën ballafaqohen.

Që nga shpërthimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, Turqia ka mirëpritur sirianët e zhvendosur. Në Turqi aktualisht strehohen mbi 3,6 sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Erdoğan udhëtimin do ta vazhdojë për në Malajzi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Kuala Lumpurit të planifikuar për 18 dhe 19 dhjetor me ftesën e kryeministrit Mahathir Mohamad.

Në samit do të diskutohen çështjet si pavarësia, zhvillimi, administrimi, identiteti dhe kultura, drejtësia dhe liria.

Përfaqësues të Katarit, Iranit, Pakistanit dhe Indonezisë gjithashtu do të jenë të pranishëm në këtë aktivitet.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb