Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka falënderuar homologun e tij në largim të SHBA-ve, Donald Trump, për vizionin e “sinqertë dhe vendimtar” që ai shprehu për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se në një mesazh dërguar Trumpit, Erdoğan shprehu shpresë se zgjedhjet do të jenë të dobishme për popullin “miqësor dhe aleatë”, SHBA-të.

Erdoğan u zotua se në periudhën e ardhshme do të bëjë çdo përpjeje për të çuar përpara miqësinë historike dhe partneritetin e vendit të tij me SHBA-të.

“Me këtë rast, sinqerisht ju falënderoj edhe një herë për miqësinë tuaj të ngrohtë të zakonshme dhe shpreh dëshirat e mia të sinqerta për paqen dhe prosperitetin e popullit të SHBA-ve”, tha presidenti turk.

Më herët, Erdoğan po ashtu i dërgoi një mesazh urimi presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, duke theksuar se marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve janë të natyrës strategjike dhe të bazuara në themele të rrënjosura thellë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb