Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i ka dalë në krahë homologut të tij rus Vladimir Putin, duke thënë se nuk është dakord me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj tij.

“Udhëheqësit dhe kryeministrat kanë qasje negative ndaj Putinit. Sigurisht, ne nuk e mbajmë apo pasqyrojmë këtë qëndrim. Unë gjithashtu nuk i gjej të sakta këto qasje, sepse Rusia nuk është një vend i rregullt”, tha Erdogani.

Ai vlerësoi gjithashtu vendin e Moskës si një lider botëror, duke thënë se “Për sa i përket prodhimit të grurit, Rusia është një nga vendet e pakta në botë tani. Tani, nuk mund të shpërfillësh një vend si ky”.

Anëtari i NATO-s, Turqia ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar dhe Erdogan gëzon një marrëdhënie të ngushtë personale me Vladimir Putin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb