Presidenti turk Erdogan ka kërcënuar Greqinë se do të hapë portat për refugjatët. Deklarata në fjalë është bërë në krah të kryeministrit hungarez Viktor Orban. Shkak është bërë deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis sipas të cilit burimi i emigracionit është Turqia.

“Nuk mund të flitet kështu me një vend që po strehon rreth 5 milionë refugjatë. Të thuash që problemi i refugjatëve e ka burimin në Turqi është mosmirënjohje. Nëse ne do të hapim dyert, nuk e di se çfarë do të bëjë Greqia. Është Greqia ajo që ka vrarë shumë refugjatë duke i mbytur në det. Këtë e kemi me fakte. Më vjen keq që Mitsotakis dhe lloji i tij po kalojnë pushtet me gënjeshtra. Ngaqë këta nuk janë të drejtë, nuk ka siguri në rajon. Me fjalë Greqia mund të bind botën, por Turqinë nuk e mashtron dot’, -tha Erdogan.

Në konferencën e përbashkët për gazetarët, Orban i bëri thirrje BE që t’i përmbahet marrëveshjes për refugjatët.

“Nëse unioni nuk siguron kufijtë e tij, Bashkimi Europian do të shpërbëhet. Turqia ka një rol kryesor për të ndaluar situatën me refugjatët. Mendoj se BE duhet të vijojë mbështetjen financiare për Turqinë. Paratë nuk duhet të jepen me pjesë, por njëherazi”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: