Vijojnë të rriten tensionet në Mesdhe mes Greqisë dhe Turqisë. Pas kushtit të Greqisë për të mos u ulur në tryezën e diskutimeve pa tërhequr anijet nga deti Turqia, ka ardhur reagimi kërcënues i Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Ky i fundit ka deklaruar sot se nuk do të lejojë askënd të burgosë në brigjet Turqinë dhe se nuk do të përulet para shantazheve.

“Nuk do të lejojmë askënd të burgosë në brigjet e tij vendin tonë, i cili ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe. (Në Mesdheun Lindor) Pavarësisht provokimeve, sjelljeve fëmijërore të palës përballë, ne gjithmonë kemi vepruar me dinjitet. (Mesdheu Lindor) Nga bashkëbiseduesit është kuptuar çështja se gjuha e kërcënimit nuk funksionon, se Turqia nuk përulet ndaj shantazheve”, ka thënë Erdogan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb