Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar drejtpërdrejt homologun francez, Macron për mbështetjen që ky i fundit po i bën Greqisë sa i përket përplasjes në Mesdheun Lindor.

Irritimi i Erdogan erdhi pasi Macron deklaroi se Turqia nuk është më një vend partner i BE pasi po kërcënonte dy vende europiane si Qipro dhe Greqia, dhe po kryente shkelje në det.

Kjo nuk është hera e parë që Franca dhe Turqia kanë probleme me njëra- tjetrën, por tashmë duket se situata ka ekzaltuar deri në përplasje personale. Erdogan i ka bërë me dije Macronin se po u ngatërrua me Turqinë, do ketë probleme personale me vetë Presidentin.

Po ashtu ai i ka thene se tashmë si President i Francës, Macron është në hapat e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb