Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka thënë se ndërhyrja ushtarake në veri të Sirisë ka qenë e suksesshme, duke pastruar një sipërfaqe prej 400 kilometra katrorë nga militantët e Shtetit Islamik dhe kurdët e YPG-së.
Erdogan më 1 shtator ka theksuar se këto dy grupe paraqesin rrezik për Turqinë, edhe pse grupi i kurdëve është njëri prej aleatëve kryesor të SHBA-ve në luftën kundër IS-it.
Presidenti turk tha se kurdët e Sirisë, ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes që të tërhiqet në lindje të lumit Eufrat.
Ai përsëriti qëndrimin e tij se kurdët e Sirisë janë “terroristë” dhe se janë të lidhur me militantët kurdë në Turqi.
(el.sp/BalkanWeb)