TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dhënë mandatin kryeministrit Ahmet Davutoglu për të formuar qeverinë e re, pas fitores në zgjedhje tre javë më parë.

Davutoglu u takua me Erdgoanin në pallatin presidencial, sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, shkruan “koha.net”.

Davutoglu pritet të emërojë ministrat e ri të mërkurën ose të enjten.

AKP më 1 nëntor fitoi mbi 50 për qind të votave vetëm pesë muaj pasi humbi në zgjedhje për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb