TURQI

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan ka mbështetur sistemin arsimor japonez, në të cilin disa universitete praktikojnë ndarjen gjinore. 80 universitetet e grave në vendin e largët lindor janë një “një gjë shumë e rëndësishme”, tha Erdoan gjatë samitit G20 dhe shtoi se mund të përfytyrojë të njëjtën situatë edhe në Turqi.

Pas kthimit nga samiti, Erdogan i ritheksoi në Ankara avantazhet e sistemit arsimor me ndarje gjinore sipas modelit japonez, që ai e sheh të realizueshme edhe në universitetet turke. Erdogan ka këshilluar Këshillin e Arsimit të Lartë në Turqi, YÖK të trajtojë këtë temë. Por deklarata e Erdogan ka hasur krititika nga shoqëria turke. mes tyre edhe gra e feministe. Shumë e menduan si të papërshtatshme që pikërisht Japonia të merrej si model për një reformë të sistemit arsimor në Turqi.

Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, 2018, që merret me pabarazinë gjinore në të gjithë botën, Japonia nga 140 vende, zë vendin e 110. Turqia renditet 20 vende më pas. Erdogan dhe lidershipi i partisë islam-konservatore, AKP argumentojnë, se ndarja e gjinive në institucionet aersimore do të rrisë nivelin e nxënies së njohurive. Për shumë turq kjo do të shkelte edhe parimin e laicizmit.

Parimi bazë i barazisë gjinore është i mbrojtur edhe me ligj në Turqi. Në nenin e “Ligjit Themelor për Arsimin Kombëtar”, që u miratua në vitin 1973 thuhet: “Një mësimdhënie, ku marrin pjesë ë dyja gjinitë është pozitive.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb