TURQI–  Një samit ndërmjet presidentit rus, Vladimir Putin, kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe atij turk, Recep Tajip Erdogan do të zhvillohet më 27 tetor në Stamboll për të ardhmen e Sirisë, njoftoi sot zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin

‘’Qëllimi i samitit, të cilin presidenti Erdogan kishte njoftuar se dëshironte të organizohej në fund të verës, ka të bëjë me konfliktin sirian në të gjitha aspektet, duke u fokusuar në situatën në terren, marrëveshjen në Idlib dhe procesin politik”, deklaroi Kalin.

”Samiti do të harmonizojë përpjekjet e përbashkëta për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin sirian”, shpjegoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb