Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se është në favor të diskutimit për një kushtetute të re. “Është e qartë se në themel të problemeve të Turqisë janë kushtetutat. Ndoshta është koha që Turqia të rihapë debatin mbi një kushtetutë të re”, deklaroi Erdogan.

“Ne mund të marrim masa në këtë drejtim, nëse gjejmë një marrëveshje me partinë ultranacionaliste MHP”, shtoi ai gjatë një konference shtypi pas një Këshilli të Ministrave, në Ankara.

Ai theksoi se çdo projekt kushtetute do të paraqitet në një referendum.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: