Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka reaguar sërish për situatën në Irak dhe në Siri.

Erdogan është shprehur i vendosur për operacionet ushtarake turke që sipas tij synojnë zgjerimin e zonës së sigurisë.

“Nuk do t’i kërkojmë askujt lejen për të mbrojtur kufijtë tanë. Ne jemi të vendosur të shkatërrojmë organizatën terroriste PKK derisa të neutralizohet terroristi i fundit. Askush nuk duhet të shqetësohet nga operacionet ushtarake turke që synojnë zgjerimin e zonës së sigurisë,”, ka thënë ai.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se presidenti turk po injoron thirrjet e Perëndimit dhe të Moskës për të shmangur lëvizjet destabilizuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb