ANKARA– Turqia nuk do t’i përgjigjet reagimeve emocionale të Rusisë pas rrëzimit të një avioni ushtarak rus nga aviacioni turk dhe nuk do të godasë qytetarët e saj apo interesat e saj, garantoi presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Ne kemi vendosur një qasje të matur përballë reagimeve emocionale të Rusisë”, deklaroi Erdogani dje në mbrëmje, i cituar nga e përditshmja “Hurriyet”, para gazetarëve që e shoqëronin në Paris, ku morri pjesë në mbledhjen botërore të ngrohjes globale, dhe Katarit, ku ai do të zhvillojë një vizitë pune.

Presidenti turk ka garantuar se “nuk do të përjashtohen qytetarët rusë nga Turqia. Kjo nuk do të ishte dinjitoze për Turqinë.”

Ndërkohë që Moska ka rivendosur regjimin e vizave për turqit duke filluar nga 1 janari dhe i kërkon qytetarëve të saj që të mos shkojnë më në Turqi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb