Ushtria turke do të zhvillojë një operacion në lindje të lumit Eufrat, në veri të Sirisë, në një zonë të kontrolluar nga Njësia e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG). Paralajmërimi për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake është bërë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se lidhur me këtë janë njoftuar edhe SHBA dhe Rusia.

Agjencia britanike e lajmeve Reuters shkruan se Turqia po humb ngadalë durimin me SHBA, e cila kishte një marrëveshje me Ankaranë për krijimin e një zone të sigurt në veri-lindje të Sirisë.

Pasi presidenti Donald Trump njoftoi vitin e kaluar se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga Siria veriore, SHBA dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një zone të sigurt përgjatë kufirit verilindor të vendit me Turqinë, dhe marrëveshja parashikon që këtë zonë të mos ketë më pjesëtarë të milicisë kurde.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: