TURQI- Presidenti i Turqisë ka akuzuar Perëndimin se “fshihet” pas sulmit të “Charlie Hebdo” dhe se akuzon myslimanët për teoritë konspirative që kanë përfshirë internetin, se orkestrues i gjithë kësaj është Izraeli. Recep Tayip Erdogan pretendoi se forcat franceze të sigurisë, kishin dijeni për atakun dhe se janë ato që duhen fajësuar për sulmet terroriste të javës së kaluar në Paris.

Erdogan e ka akuzuar Perëndimin se “po luan lojëra me botën islame” duke këshilluar myslimanët që të jenë të vetëdijshëm për këtë. Presidenti turk i bëri këto deklarata gjatë një takimi me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Ankara.

Erdogan tha se myslimanët po e paguajnë çmimin për sulmet në gazetën satirike “Charlie Hebdo” dhe në supermarketin e një hebreu në Paris.

“Qytetarët francezë e kanë kryer një masakër të tillë dhe myslimanët po e paguajnë çmimin. Kjo është shumëkuptimplotë…a nuk është punë e organizatave të inteligjencës të përgjojnë ata që përfundojnë burgun. Lojëra po luhen me botën islame, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”, tha Erdogan.

Erdogan gjithashtu e ka akuzuar Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu i cili mori pjesë në Marshin për Paqe në Paris, duke pyetur se “si guxon të bëjë një veprim të tillë ‘dikush që vrau 2500 persona në Gaza?”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: