Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka folur në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit të Washington Post, Jamal Khashoggi. Ai tha se “Si president jam duke e ndjekur rastin, çfarë do qoftë rezultati që do të dalë nga kjo, ne do ta njoftojmë botën”.

Erdoğan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit Khashoggi, me ç’rast tha se Prokuroria në Stamboll po ndjek rastin dhe se ndjekja po vazhdon në dimesione të shumëanshme.

Ai tha se rasti po ndiqet si nga aspekti policor ashtu edhe ai i inteligjencës. Erdogan tha se sidomos janë monitoruar të gjitha hyrje- daljet nga aeroportet në Stamboll. Ai tha se po presin se çfarë vendimi do të marrë Prokuroria pas gjithë këtyre ndjekjeve.

Presidenti Erdoğan theksoi se gazetarin Khashoggi e ka njohur shumë më parë dhe se është pikëlluese që një gjë e tillë të ketë ndodhur në Turqi.

“Pritja ime ende është me qëllim të mirë, shpresoj se nuk do të ballafaqohemi me situatë të padëshirueshme. Pritja e së fejuarës së tij, është një çështje tjetër brenda këtij procesi. Por, unë besoj se në këtë botë, sidomos flas për shtetin tonë, ata të cilët janë ndjekës të lirive dhe të cilët janë pranë lirisë së mendimit nuk do heqin dorë nga kjo punë dhe do të jenë ndjekës të saj. Edhe unë si president i Republikës së Turqisë jam duke e ndjekur rastin, çfarë do qoftë rezultati që do të dalë nga kjo, ne do ta njoftojmë botën edhe për atë”, tha Erdoğan.

Në lidhje me pyetjen nëse ka pamje të hyrjes dhe të daljes së Khashoggi-t nga ambasada, presidenti Erdoğan tha se “Hyrjet dhe daljet nga ambasada e të tjerat, të gjitha këto tani po monitorohen dhe po ndiqen. Hyrje-daljet nga aerporti. Të gjithë këto janë duke u ndjekur. Kontrollet e këtyre ndiqen nga njësitë e ndryshme të policisë. Do të shohim, dëshirojmë të marrim sa më shpejtë një rezultat”.

Ndërkaq gjatë fjalimit të tij në mbylljen e takimit të 27-të për Konsultime dhe Vlerësime të Partisë AK, Erdoğan tha se në disa vizita të realizuara, disa persona iu kanë propozuar ‘pa u ardhur turp’ që të ofrohet mbështetje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Turqia ka mbyllur fletoren e FMN-së për të mos hapur edhe një herë”, ka thënë Erdoğan, duke shtuar se “Sot Turqia është shumë larg nga niveli ku mund të ketë nevojë për mbështetjen kreditore ose asistencës teknike të FMN-së”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb