Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë një ceremonie në Izmir deklaroi se “Politikat e Turqisë në Siri dhe Libi nuk janë as aventurë dhe as të parëndësishme”.

“Politikat e Turqisë në Siri dhe Libi nuk janë as aventurë dhe as preferenca të parëndësishme. Nëse vendin tonë nuk e vendosim në pozicionin që meriton në ndryshimin e fuqive që po ndodhë në rajonin tonë, larg qoftë në të ardhmen na e bëjnë jetën skëterrë në këto territore. Për këtë arsye theksojmë se si vend dhe si popull po zhvillojmë një luftë për pavarësi”, tha Erdoğan gjatë një ceremonie në qytetin Izmir në hapjen e autostradës Menemen-Aliağa-Çandarlı.

Erdoğan tha se në këtë luftë interesat e tyre herë-herë përplasen me ato të fuqive të tjera. “Nëse është e nevojshme duke hedhur hapa edhe të vetëm po përpiqemi ta çojmë vendin tonë drej objektivave të saj të drejta. Turqia ka fuqinë dhe kapacitetin e mjaftueshëm që të ndjekë politika të pavarura diplomatike dhe t’i vendosë në zbatim këto në terren”, tha presidenti turk, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në përpjekjet që bëjmë përdorim në nivel maksimum fuqinë tonë politike dhe atë diplomatike dhe nëse është e nevojshme edhe atë ushtarake. Përdorim të gjitha mundësitë tona që janë të nevojshme për të ndryshuar ecurinë e ngjarjeve si në terren ashtu edhe në tryezë. Në çdo çështje që kemi treguar qëndrim të vendosur kemi arritur të marrim rezultat”, tha Erdoğan duke shtuar se nëse kthehemi dhe shohim prapa vërejmë se pikat e problemeve që janë duke përjetuar sot janë shkaktuar ngaqë më parë nuk janë treguar mjaftueshëm qëndrime të vendosura.

“Çdo përpjekje që ne shmangim sot në Siri, Libi, Mesdhe dhe në përgjithësi në rajonin tonë, nesër na kthehet me një faturë më të rëndë. Jemi të detyruar të bëjmë këtë përpjekje në mënyrë që këto kërcënime që cenojnë unitetin dhe mbijetesën tonë kombëtare të mos na kthehen si shqetësim terrorizmi, politik, ekonomik dhe paqëndrueshmëri në atdheun tonë”, tha Erdoğan.

Në vazhdim ai shtoi se “Në masë të madhe vazhdojmë edhe luftën kundër terrorit të FETO-s. Çdo hap që kemi hedhur në këtë proces historik që po kalon Turqia, do të thotë një përfitim i cili siguron që ne të shohim në mënyrë më të sigurtë të ardhmen tonë. Pa hedhur asnjë hap prapa në problemet përpara nesh, do të vazhdojmë me patjetër punimet që kemi nisur dhe shpresojmë se do të arrijmë në objektiv”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: