Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim në Stamboll presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Takimi midis Erdoğan dhe Michel, i cili arriti në Turqi për vizitë pune, u zhvillua i mbyllur për median në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe dhe zgjati dy orë.

Vizita e Michel është e para e nivelit të lartë në Turqi nga ana e lidershipit të ri të Bashkimit Evropian.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb