TURQI- Një projekt i planifikuar për tubacionin e gazit që do të lidhte Rusinë me Turqinë, i quajtur “Turkish Stream” është braktisur nga Turqia për shkak se kërkesat e saj nuk ishin përmbushur. E për më tepër, kjo ka ndodhur para se Turqia të rrëzonte avionin rus në kufirin e saj me Sirinë.

Kështu është shprehur sot Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Kjo deklaratë e tij vjen në kundërpërgjigje të asaj të ministrit rus të Energjisë i cili tha më 3 Dhjetor se Moska ka pezulluar bisedimet mbi projektin e gazit në prag të krizës që ka përfshirë dy vendet pas incidentit ajror.
Erdogan, duke folur në një takim në Stamboll, hodhi poshtë deklaratën e ministrit turk, duke e cilësuar si një “gënjeshtër”.

Presidenti turk tha se ishte Turqia ajo që në fakt e kishte pezulluar projektin dhe madje shumë kohë para incidentit me avionin rus. Arsye për këtë Erdogan tha se ka qenë “për shkak të mosrespektimit të kërkesave tona nga ana e Rusisë”.

“Nuk ka asnjë tregues se problemet mes nesh dhe Rusisë do të reflektohen në projektin Akuju Nuclear Poeer Plant,” shtoi Erdogan.

Por kjo deklaratë e sotme e Erdogan hedh dritëhije mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. A ka qenë i paramenduar rrëzimi i avionit rus dhe nisja e konfliktit me Rusinë? Çfarë kushtesh nuk kishte respektuar Moska që bëri Turqinë të pakënaqur dhe ajo u tërhoq nga projekti? Edhe më herët, analistë të shumtë kanë ngritur pikëpyetje në rolin e Turqisë në konfliktin e ri që ka lindur tashmë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb