TURQI

Presidenti i Turqisë  Erdogan tha se një takim me homologun e tij amerikan Donald Trump është i mundur së shpejti.

Deklarata e presidentit turk erdhi në një pritje solemne me rastin e 23 Prillit, Festës së Sovranitetin Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve, pas pyetjes nëse një takim mes tij dhe Trumpit mund të ndodhë në një kohë të afërt.

“Ndoshta. Ai kërkoi një takim. Mund të ndodhë këto ditë”, u tha Erdoğan gazetarëve në kompleksin presidencial në Ankara.

Takimi i fundit midis dy presidentëve u realizua më 1 dhjetor 2018, në margjina të Samitit të Liderëve të G20-tës në Argjentinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb