TURQI- Terrorizmi është problemi më i madh me të cilin ballafaqohet bota myslimane, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke njoftuar se vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) ranë dakord të formojnë një trup të përbashkët për të luftuar terrorizmit.

Ai në Samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) i bëri thirrje edhe njëherë komunitetit ndërkombëtarë që të rishikojë qëndrimin e tij ndaj organizatave terroriste.

“Për shkak të kërcënimit të terrorizmit duhet të ndërmerren operacione në terren. Krahas kësaj duhet një luftë për t’i shterur burimet financiare dhe njerëzore. Për këtë arsye bashkëpunimi ndërkombëtar ka rëndësi të madhe. Do të jetë me vend që mes vendeve anëtare të OBI-së të krijohet një strukturë e cila do të forcojë bashkëpunimin dhe institucionalizimin kundër terrorizmit dhe krimeve të tjera. Me këtë qasje është pranuar propozimi ynë si Turqi për formimin e një bashkëpunimi policor OBI me qendër në Stamboll dhe formimin e një qendre koordinimi”, tha presidenti turk, transmeton Telegrafi.

Duke iu referuar çështjes së terrorizmit Erdogan tha se terrorizmi dhe dhuna janë një prej çështjeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet bota islame. Lufta kundër terrorizmit dhe kriza e emigrantëve janë dy çështje qendrore të cilat u diskutuan në takimin e OKI në Stamboll këtë javë.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb