STAMBOLL- Turqia dëshiron të shmangë çdo përshkallëzim të situatës me Rusinë pas incidentit, gjatë të cilit aviacioni turk rrëzoi dje një avion luftarak rus, që sipas saj, ka shkelur hapësirën e ajrore në kufirin sirian, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne nuk kemi në mënyrë absolute asnjë qëllim për të provokuar një përshkallëzim të situatës pas kësaj çështjeje”, deklaroi Erdogan para një forumi të vendeve muslimane të mbeldhur në Stamboll, ne mbrojmë vetëm sigurinë tonë dhe të drejtat e popullit tonë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb