Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të shtunën se kishte urdhëruar ministrat e tij të ndalonin marrjen e shërbimeve të konsulencës nga firma amerikane McKinsey, pasi marrëveshja u vu nën akuzë nga opozita kryesore e vendit. Muajin e kaluar, Ministri i Financave, Berat Albajrak, i cili është gjithashtu dhëndër i Erdoganit, njoftoi se Turqia kishte vendosur të punonte me McKinsey si pjesë e përpjekjeve për të zbatuar një program të ri ekonomik afatmesëm. Kemal Kiliçdaroglu, kreu i Partisë Popullore Republikane Popullore (CHP), këtë javë akuzoi Erdogan se po punon me firmat amerikane, në një kohë kur marrëdhëniet me Uashingtonin janë tensionuar nga paraburgimi i një pastori evangjelist amerikan dhe çështje të tjera. “Ky person (Kiliçdaroglu) është duke u përpjekur të na akuzojë, duke u marrë me një firmë konsulence që është paguar plotësisht për të ndihmuar në menaxhimin tonë ekonomik”, tha Erdogan para anëtarëve të partisë së tij, në pushtet. “Me qëllim që të mos i jap atij atë shans, u thashë të gjithë ministrave të mi që të mos marrin më këshillime prej tyre (McKinsey)”, deklaroi Erdogan, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë amerikane kanë refuzuar të komentojnë deri tani. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb