TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, me anë të një bisede telefonike, uroi presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçin, për zgjedhjen e tij në këtë post, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës së Turqisë mësohet se Erdogan i ka uruar suksese për detyrën e re Thaçit, i cili u zgjodh dje në mbrëmje president i Kosovës me 71 vota.

Ndër të tjera theksohet se në bisedën mes Erdogan dhe Thaçit është vënë në dukje edhe rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb