UKRAINË-Presidenti Recep Tayyip Erdogan zvilloi një vizitë zyrtare në Ukrainë. Vizitën Erdogan e nisi duke vendosur një kurorë me lule në Përmendoren e Ushtarit të Panjohur, ndërsa më pas u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti Petro Poroshenko.

“Në Ukrainë jetojnë vëllezërit tanë tartarë të Krimesë dhe turqit ahiska, të cilët ndikohen nga situata jo e mirë në vend. Turqia është duke vëzhguar nga afër gjendjen e vëllezërve tanë në lidhje me sigurinë. Nuk mund të pranojmë që vëllezërit tanë tartarë të mbeten nën presionin e autoriteteve vendore”, ka thënë Erdogan.

Më tej Erdogan është shprehur: “Jemi të mendimit që konflikti në lindje të Ukrainës mund të tejkalohet vetëm me anë të rrugëve paqësore dhe negociatave. Urojmë që armëpushimi të jetë i qëndrueshëm”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: