Ngjarjet politike në Turqi janë paksa të trazuara dhe Erdogani nuk është në pozitat e tij më të mira aktualisht. Megjithatë, presidenti ka mbështetjen e aktorëve më të famshëm turq, përfshirë edhe dy për të cilët çmenden shqiptarët.

Mbi një milion turq ishin mbledhur të dielën më 7 gusht në Stamboll në përkrahje të presidentit turk pas puçit të dështuar ushtarak. Në mesin e tyre ishte i pranishëm edhe aktori Kenan Imirzialoglu, i njohur te ne si “Ezel”.

Ai, së bashku me gruan e tij Sinem Kobal, dhe kolegun Kyvanç Tatlitug u panë në këtë organizim. Përveç tyre edhe shumë yje të tjera turke kanë qenë pjesëmarrës, si Çadatay Ulusoy (Jaman), Murat Yildirim (Savash) dhe Hatice Sendil Sagyasar (Dila).

(m.k/SummerPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb