TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë deklaron se çmimi i energjisë nuk ndryshon deri në 30 qershor 2016. Dhe për këtë vendim ka ndikuar rritja e arkëtimeve nga ana e OSHEE. Ndërkohë ERE ka kërkuar që në 6 muajt e dytë të 2016 të mos ketë fatura amorfe.

“Të pajisen konsumatorët me matës të energjisë. Mosrritja e çmimit vjen pasi janë rritur arkëtimet nga energjia. OSHEE ka bërë performancë të mirë në mbledhjen e arkëtimeve”, ka deklaruar ERE.

Po ashtu ERE kërkon që investimet në sistemin energjetik të vijojnë dhe të rritet cilësia e shërbimit në sistemin energjetik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: